Xhamia Imam El Buhari

E martë, Shtator 02, 2014

Foto e rastit

Statistikat

2123973
SotSot939
DjeDje2179
Ketë javëKetë javë3118
Ketë muajKetë muaj3118
GjithsejGjithsej2123973

Statistikat e shkarkimve

Arkivi i zbritjve përmban aktualisht 635 shkarkime në 47 kategori. Deri më sot, këto kanë qenë të shkarkuar 436506 herë.

Une jam e martuar por fatkeqesisht nuk e dua me burrin tim.

( 19 Votes )
Vlerësimi i Përdoruesve: / 19
I VarfërI Shkëlqyeshëm 

I nderuar Hoxhe , po ju drejtohem juve sepse kam nevoje per nje këshillë.

Une jam e martuar por fatkeqesisht nuk  e dua me burrin tim.

I kam treguar atij dhe familjes time por e kane të vështirë ta pranojnë vendimin tim d,m,th unë dua të ndahem.

Ka edhe dicka tjetër kam rënë në dashuri me dikënd që ndodhet larg , por e njoh që në fëmijëri ai beson shume në Allah dhe falet, gjithashtu edhe une besoj por jam në fillim d,m,th po mësoj si të falem etj.

E di që këtë person e dua me shpirt dhe me zemër por e di që edhe familja ime do ta ketë të vështire ta pranoje pasi atë e njohim mirë.

 


Nuk arrij ta kuptoj çfarë po më ndodh d,m,th pse ndodhi keshtu qe unë të ndahem nga burri im dhe tëndiej diçka shume të fortë për dikënd tjetër ?

Ju lutem Hoxhë më jepni ndonjë këshillë, une e kam vendosur te ndahem sepse nuk mund të jetoj me dikënd kur nuk ndjej asgje, megjithese ai ka bere shume per mua.

Ju falenderoj


Pergjigje

Kemi nderin qe te shprehim mirësëardhje në faqën tonë, të mundohemi në shtjellimin e temave qe juve ju preukupojnë, duke e lutur Allahun që të hap gjoksin tëndë dhe gjoksin e bashkëshortit tëndë në besimin e drejt në Allahun. Po ashtu lusim Allahun që të ju mbrojë nga shejtanët e xhinëve dhe të njerzëve.

Motër e nderuar disa herë kam lexuar letrën tënde dhe jam munduar që të ndalem në çdo rresht të saj duke u menduar se me çka të ja filloj në këshillën që keni kërkuar prej nesh. Pastaj kam kaluar disa orë duke kërkuar dhe hulumtuar që të jetë një përgjigje sa më e mirë dhe më e dobishme për ju. Me të vërtetë rasti yt më pikëllon dhe lus Allahun qe këto fjalë të mia të zënë vendë në zemrën tënde se me të vërtetë po e vrej se shejtani i mallkuar ka gjetë rastin që të lozë me ty dhe me jetën tënde.
Ti vetë në pytjen tënde e ke cekur se nuk kam ndaj burrit asgjë ai është njeri i mirë dhe ka bë shumë për mua.
Dije motër e nderuar se prej begative të Allahut ndaj një motre myslimane është kur atë e begaton Allahu me një burrë  të mirë, të sjellshëm që di obligimet ndaj gruas sikur që prej begative të Allahut është edhe kur një burrë Allahu e furnizon me një grua të mirë të ndershme që di obligimet ndaj burrit të saj.
Sikur burri yt të mos ishte fetar, sikur  të kishte sjellje të kqija me ty, sikur të mos përmbushte obligimet që ka ndaj teje, sikur të shtronte dhunë mbi ty, sikur të mos i bënte të gjitha këto atëherë edhe ne do të këshillonim që të bësh ndonjë zgjidhje. Por, burri yt është prej atyre që hargjon për ty, prej atyre që mundohet të kryej obligimet ndaj teje dhe në fund ti të jesh përbuzëzse e tërë atyre të mirave kjo në islam nuk lejohet. Ajo grua e cila pa asnjë shkak kërkon shkurorëzim, ajo nuk do të hyj në xhenet e as që do ta ndiej erën e xhenetit edhe pse era e xhenetit në botën tjetër ndihet larg. I Dërguari i Allahut ka thënë: Cilado grua qe kërkon shkurorëzim pa asnjë arsye ajo e ka të ndaluar erën e xhenetit”. Andaj ke kujdes në këtë. Është më e mirë që ti të mendosh se si ta afrosh burrin tëndë në fenë e Allahut se sa të mendosh për ndarjen prej tij.
E di që këtë vendim që ti dëshiron ta marrësh është vendim i pa matur dhe i pa logjikshëm. Sepse gruaja në natyrshmërin e saj është e ngutshme dhe preket leht dhe nuk i mendon  gjërat hollësisht, andaj pa tjetër duhet që të përdor mendjen e saj sidomos në marrjen e vendimeve që i kushtojnë në jetën e saj.
Mos shko pas hapave të shejatnit dhe largohu nga ajo që the se jam në lidhje me një djal tjetër që e njoh prej fëmiris sepse nëse ti merr këtë vendim unë jam i bindur se edhe me të nuk do të jesh e rehatshme sepse nuk është çështja se ti nuk e do burrin tëndë, por çështja është që shejtani i mallkuar të ka sjell deri në këtë gjendje dhe ti edhe nëse martohesh me tjetrin prap shejtani nuk do të lëjë rehat.
Unë e di se nëse ti merr vendim dhe ndahesh pas një kohe të shkurtër do të pendohesh për atë që e ke bërë, do të kërkosh pastaj sjelljen e burrit tëndë, moralin e tij përkujdesjen e tij ndaj teje por nuk do ta gjesh.
 Andaj meri këto këshilla ndoshta do të bëjnë dobi:
E para:
Mos i lejo shejtanit që të luaj me mendjen tënde. Mos lejo qe te futet në mendjen tënde se burri yt është i pa këndshëm, i neveritshëm për ty. Por mendo në të kundërtën përpiqu që ta duash atë edhe nëse për momentin nuk mund ta bësh këtë me gjithë zemër.
E dyta:
Dije se çdo jetë martesore në fillimin e saj ka probleme dhe telashe të dikush ndoshta më të shumta e te dikush më të pakta për shkak mos njohjes së natyrës së njëri tjetrit. Njeriu në fillim të martesës ballafaqohet me një natyrshmëri ndoshta krejtësisht nga ajo që ai e posedon vet, andaj me durim dhe me sjellje të mira evitohen të gjitha këto. Nuk mund të jetë dashuria bashkshortore në fillim të martesës sikur dashuria e cila është pas disa viteve martesës sepse vetë vitet të tëra në martesë e bëjnë një gjë të tillë.
E treta:
Fillo ti me ndryshimin e jetës tënde dhe mundohu që të largosh nga mendja një herë e përgjithmon ndarjen tënde nga ai.
E katërta:
Dije se ndër veprat më të dashura tek shejtani është ndarja e një qifti bashkshortorë. Ti a dëshiron ta knaqësh shejtanin me ndarjen tënde.
E pesta:
Mos u ndaj nga lutja e Allahut që ta mundësoj ta bëjë të dashur burrin tëndë në zemrën tënde.
E pesta:
Dije se asgjë nuk zgjidhet mbrenda natës dhe mbrenda ditës. Por kjo ka nevojë për durim dhe kthim tek Allahu dhe kujdesin ndaj urdhërave të Allahut. Mundohu që të jetë i kënaçur me ty Allahu, Krijuesi yt. Nëse Ai është i knaqur me ty atëherë ti do të kënaqesh me vetën tënde. Nëse je e kënaçur me vetën tënde atëherë do të jesh e kënaçur edhe me burrin tëndë dhe ai do të jetë i kënaçur me ty dhe do të kaloni jetë të lumtur bashkëshortore.
E gjashta:
Nuk mund të ketë jetë të lumtur bashkëshortore nëse nuk ka dashuri të sinqertë reciproke dhe fjalë të sinqerta dashurie. Kështu vepronte edhe i Dërguari i Allahut me gratë  e tij, dhe ato me të.
E shtata:
Mendo për ndërtimin e familjës tënde me bashkëshortin tëndë, ndani përgjegjësit në familje dhe mendoni për të ardhmen e fëmive tuaj.
E teta:
Ti në fillim tregove shumë nga cilësit e mira të burrit tëndë si sjellja e mirë me ty, fisnikëria e tij me ty, dashuria e tij ndaj teje, shpenzimi material për jetën tënde. A nuk beson dhe a nuk mendon motër e nderuar se këto cilësi është vështirë ti gjeshë tek një burrë sidomos në kohën që po jetojmë. Pastaj lidhja e jote me familjen e burrit është në nivel. Gjithashtu edhe familja jote është e kënaqur me burrin tëndë. Andaj duhesh të shikosh në këtë çështje nga të gjitha anët e jo vetëm mendjen tënde dhe ndjekjen e hapave të shejtanit. Mendoj që koha është ajo e cila do ta dëshmojë atë që unë po ta them tash. Sepse shumë nga gratë të cilat kanë menduar ashtu sikur ti por duke bërë durim i kanë tejkaluar këto sprova dhe kanë falendëruar Allahun që nuk kanë marr një vendim të tillë. Mendoj që lindja e ndonjë fëmije sa më shpejt do të ju ndihmoj në stabilizimin e kësaj situate.
Andaj porosia ime e fundit është që ti të ja kesh frikën Allahut në burrin tëndë. Mos të jesh prej atyre që mashtron dhe tradhëton burrin tëndë. Largohu nga gjitha ato rrugë të cilat të shpien në mendime të tilla dhe përkujto begatinë e Allahut ndaj teje që të ka furnizuar me një burrë të tillë ku shumë nga motrat tua ndoshta nuk e kanë një fat të tillë.
Lusim Allahun që të mbroj nga çdo e keqe dhe nga çdo intrig e shejtanit.



Pyetjet dhe përgjigjet - Këshilla dhe sugjerime

Lutje nga Kur'ani edhe Sunneti

Forma e Namazit

Namazi - Dokumentar